FOTO/ Edi Rama bojkoton Vjosa Osmanin në Parlament
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimeve të zhvilluara gjatë ditës, Osmani ka mbajtur dhe një fjalë në parlamentin e Shqipërisë.
Por Edi Rama ka vendosur që të bojkotojë seancën ku do të mbante fjalën e saj, Vjosa Osmani.
Ai ka preferuar që të mos shkojë në sallën e parlamentit, së bashku me një pjesë të qeverisë së tij.
Duket se fjalimi i Osmanit me mesazhe kundër projekteve të Edi Ramës me Vuçiçin dhe qëndrimeve të tij, për minishengenin, apo marrëdhëniet me Serbinë, ka bërë që kreu i qeverisë shqiptare të mos shkojë për ta dëgjuar fjalimin e Presidentes së Kosovës.
Rruga Press