BallinaLajme

Altin Binaj zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Altin Binaj është anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Kandidatura e tij, e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në Kuvend, mori 96 vota pro, ndërsa 11 deputetë kanë abstenuar e 4 kanë votuar kundër.

Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Bërja funksionale e saj është një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim dhe ambasadorët në Tiranë prej kohësh kanë ushtruar presion pozitiv për ta përmbyllur këtë proces.

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka këmbëngulur vazhdimisht që Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendime për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të ngrihet brenda fundit të vitit 2020. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Tashmë Kushtetuesja bëhet me 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.

Lexo më shumë  Studiuesi i Anthropic paralajmëron: Mbi 10% mundësi që AI të ‘zhdukë njerëzimin’ brenda një dekade
YouTube player