KryesoreLajme

FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund të quhet pa frikë si dita e politikanëve, të cilët e kanë kthyer gënjeshtrën në një sport banal.

Por nëse ekziston njëri prej këtyre politikanëve që mund ta kremtojë me plot gojën atë, ai është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili edhe pse qëndron në burg që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar vijon të tërheqë vëmendjen herë pas herë me “bëmat” e tij.

Gënjeshtrat, që atij i kanë evidentuar mediat dhe jo vetëm, janë jo vetëm fantastike, por kalojnë për nga pafytyrësia dhe imagjinata të gjithë homologët e tij.

Një dëshmi e kësaj është dhe një denoncim i mbërritur në redaksinë e “Ora News” nga një qytetar, i cili teksa kërkon të respektohet e drejta e anonimatit, pretendon se ka zbardhur një të vërtetë mbi një ngjarje të 9 viteve më parë, ku u dha lajmi i madh se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte subjekt i drejtësisë në atë kohë kishte marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka kryer studimet e larta.

Lexo më shumë  Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Në foto: Lajmi i datës 30 prill 2017, ku njoftohet se kryebashkiakut Veliaj i është akorduar titulli “Doctor Honoris Causa”, i publikuar në media në atë kohë
Pikërisht për këtë çështje flet dhe denoncimi i mbërritur në “Ora News”, ku qytetari pretendon se nuk ka asnjë tiull të dhënë për Veliajn nga ky universitet dhe si faktim të kësaj ai sjell dhe foto nga një komunikim i zhvilluar me drejtuesin e Zyrës së Regjistrimit (Rekordeve) të universitetit “Grand Valley State University”, i cili konfirmon se z. Veliaj ka veç një diplomë të ciklit të parë të  studimeve “Bachelor”, që i është dhënë në vitin 2002.

Për më shumë lexoni mesazhin e mbërritur në redaksinë e “Ora News”, të cilit i bashkëngjiten dhe komunikimet me univesitetin.

“Në fillim bisedova në telelefon me “Grand Valley State University” në Allendelle, Michigan me dy kërkesa: e para për një diplomë “Bachelori” të kryebashkiakut Veliaj; e dyta me një kërkesë për një titull nderi – me demek të akorduar – “Doctor Honoris Causa” për Veliajn nga po i njëjti universitet.

Pas disa telefonatash dhe emailesh, duke respektuar gjithnjë ligjin amerikan dhe shqiptar mbi privatësinë, nga drejtuesi i Zyrës së Rekordeve të këtij universiteti. z.K.R. (M.A), m’u bë me dije, edhe me email zyrtar, që: zoti Erion Veliaj ka veç një diplomë Bachelori në 2002, nuk i është akorduar asnjëherë një titull “Doctor Honoris Causa”.”/oranews

Rruga Press

YouTube player