Lajme

(Foto) Çmenduri në Jalë, gomonia futet mes plazhistëve dhe përplas tre prej tyre, njëri në gjendje të rëndë

Në incident i rëndë ndodhi sot në plazhin e Jalës, kur një gomone që ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë dhe si rrjedhim, drejtuesi i saj Gjergji Priftuli i ka marrë përpara dhe lënduar një çift pushuesish që ndodheshin në breg.

Djali ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza disa gërvishtje të lehta. Të dy të rinjtë, shqiptarë, janë dërguar në spitalin e Himarës për mjekim, ndërsa Policia e Himarës ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Priftuli, nga Tirana, e kishte gomonen për përdoim personal.

Lexo më shumë  Për herë të parë tani gratë shtatëzanë në Kosovë mund të bëjnë analizën e amniocintezes në QKUK

Policia e Himarës dha një informacion paraprak mbi ngjarjen:

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke  dalë në breg. Si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S, 31 vjeç dhe E.GJ, 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Bislimi për Planin e Rritjes së BE: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *