Lajme

(Foto) Bllokohen 2 mijë lodra plazhi të rrezikshme për fëmijët

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njoftoi se ka kryer një inspektim në tregun e lodrave ku janë bllokuar produkte jashtë standardeve. Sipas njoftimit është bllokuar një sasi të konsiderueshme artikujsh të ndryshëm, kryesisht lodra që fryhen për përdorim në ujë për fëmijët.

“Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 mijë lodra fëmijësh kryesisht ujore. Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje, apo, dëmtim të fëmijëve.

ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë! Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm” – thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *