Lajme

(Foto) Arrestohet drejtori i Postës dhe vartësi, 1 në kërkim. Vjedhja prej 6 mln nga pensionet

Drejtori i Postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe Xhevdet Doda, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut,  janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për ish-punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Ky person, sipas hetimeve, ka vjedhur rreth 6 milionë lekë të reja nga pensionet e qytetarëve dhe ndihmat ekonomike.

Lexo më shumë  Kurti do të prezantojë planprogramin, VV-ja fton në tubimin e madh në Prishtinë

Gazmir Hasi nuk eshtë arrestuar ende, ndërsa është shpallur në kërkim policor.

Dy ish-shefat e tij, të dy 64 vjeç, akuzohen se kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre, ndërsa në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi, ka parregullsi. 33-vjeçari nga Hasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Lexo më shumë  Rama flakë për flakë kundër SPAK-ut, deklarata "as mish as peshk" që lë të kuptohet se nuk e jep imunitetin e Ballukut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *