KryesoreLajme

Forumi i parë ekonomik Kosovë – Portugali, nënshkruhen tre memorandume bashkëpunimi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës kanë nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimit me shtetin e Portugalisë, në forumin e parë ekonomik mes dy vendeve.

Ky bashkëpunim do të jetë ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s, Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë Portugeze (RCCPM) dhe Odës Ekonomike të Kosovës si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Studimeve Ekzekutive ISCTE dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se mbështetja e Portugalisë në fusha ndërkombëtare ka qenë shumë e rëndësishme dhe se Kosova do të jetë gjithmonë partnere e besueshme për Portugalinë.

“Dy vendet tona kanë bërë progres të jashtëzakonshme viteve të fundit. Kosova është vendosur si një partner i besueshëm në rajon, veçanërisht përmes përpjekjeve të saj në sundimi i ligjit, transparenca dhe qeverisja e mirë. Këto përparime kanë qenë ndërkombëtarisht te njohur, me Kosovën që renditet si një nga shtetet demokratike me përparimin më të shpejtë botëror”, ka thënë Gërvalla.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Gjithashtu, Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello është shprehur se plagët e luftës janë ato të cilat kanë bashkuar këto dy shtete.

“Portugezet janë popull që janë të vendosur në gjithë botën, ne mbulojmë katër qoshet e botës por akoma nuk jemi në këtë pjesë të Evropës dhe në Ballkan. Lufta në Kosovë e sjelli kontingjentin e ushtrisë portugezë këtu në këtë vend, një forcë paqeruajtëse që luftuan për këtë vend. Ky ishte fillimi për një miqësi mes këtyre vendeve dhe Portugalia ishte nga vendet e para që e njohu Kosovën. Që nga atëherë është rritur një mbështetje e madhe për integrimet euroatlantike”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, këtë ngjarje e konsideroi këtë ngjarje tejet të rëndësishme për të dyja vendet.

“Kjo ngjarje sot shënon një moment të rëndësishëm pasi për herë të parë mirëpresim një delegacion të madh. Jam i gëzuar që sot do të nënshkruajmë dy marrëveshje të mirëkuptimit pasi kjo na ofron një mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë të partneritetit. Prania juaj këtu tregon interes të ndërsjellë që se bashku të zbulojmë rrugë të reja të bashkëpunimit ekonomik më përforcimin e dy vendeve tona”, u shpreh Rafuna.

YouTube player