Bota

Formohet qeveria emergjente dhe kabineti i luftës në Izrael

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri kryesor i opozitës kanë rënë dakord për të formuar një qeveri emergjente.

Udhëheqësi i opozitës Benny Gantz, i cili më parë shërbeu si kreu i ushtrisë dhe si ministër i mbrojtjes, do t’i bashkohet qeverisë.

Të dyja palët ranë dakord për të formuar një kabinet lufte të përbërë nga Netanyahu, Gantz dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Vendimi u mor pas një takimi këtë të mërkurë në Tel Aviv, i cili zgjati gjysëm ore.

Marrëveshja shënon një ndryshim dramatik në rreshtimet politike izraelite, edhe pse është e përkohshme.

Gantz kishte bërë thirrje para nisjes së luftës që kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të gjykohej për korrupsion dhe kapjen e sistemit të drejtësisë.

Grantz iu bashkua thirrjes së Netanyahut pas situatës së krijuar pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Lideri i opozitës ka bërë presion në takim për një kabinet lufte me “influencë të vërtetë” mbi menaxhimin e luftës.

Rruga Press

YouTube player