Bota

Çfarë është “Kupola e Hekurt”, sistemi izraelit që neutralizon sulme ajrore

Izraeli do të ishte në një gjendje më të rënduar sikur të mos posedonte sistemin e njohur si “Kupola e Hekurt”, që përdoret për t’i shkatërruar sulmet nga ajri.

Ky sistem, i krijuar nga firmat “Rafael Advanced Denfense Systems” dhe “Israel Aerospace Industries”, e edhe nën asistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i dizajnuar për t’u mbrojtur nga një mori kërcënimesh me rreze të shkurtra. Në përdorim ishte lëshuar në vitin 2011 kur trupat izraelite po përballeshin me kërcënime e sulme të Hamasit.

Lexo më shumë  Izraeli bombardon Rafahun pavarësisht vendimit të GJND-së

“Kupola e Hekurt” konsiderohet si sistemi më i avancuar i mbrojtjes në botë. Ajo neutralizon dhe shmang rreziqet që shkaktohen nga ajri.

Sipas BBC-së, Izraeli tashmë i posedon dhjetëra bateri të shpërndara nëpër qytete, e secila pre jtyre ka tre ose katër lëshues që arrijnë të shkrepin mbi 20 raketa defansive.

Si operon “Kupola e Hekurt”?

Në momentin kur në qiell haset ndonjë objekt me potencial rreziku, nëpërmjet radarit identifikues, “Kupola e Hekurt” përdor sistemin mbrojtës dhe e qëllon objektin.

Lexo më shumë  Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë

Mbrojtja nëpërmjet këtij sistemi kryesisht ndodh në rreze të shkurtra veprimi, por që ka rezultuar i suksesshëm në shumë operacione.

Institucionet e Izraelit patën refuzuar furnizimin e Ukrainës me “Kupolë të Hekurt” pasi thuhej se kjo të rrezikonte që teknologjia të binte në duart e Iranit.

Rruga Press

YouTube player