Sport

Formacionet zyrtare, Moldavi – Shqipëri: Kuqezinjtë gati për ‘finalen’ e madhe

Shqipëria luan në udhëtim kundër Moldavisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në takimin e vlefshëm për grupin E, i cili pritet të nis me fillim nga ora 18:00.

Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve radhazi dhe synojnë rezultat pozitiv për të përmbyllur çështjen e kualifikimit.

Nga ana tjetër mysafirët do të luajnë të gjitha shanset e tyre dhe do synojnë që të bëjnë befasinë në grupin ku momentalisht Shiqpëria dhe Çekia mbajnë primatin për kualifikim.

Sylvinho ka vendosur të luajë me Etrit Berishën në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë janë Ylber Ramadani, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, ndërsa sulmi i është besuar Taulant Seferit, Jasir Asanit dhe Sokol Çikalleshit.

Kujtojmë se Shqipërisë i mjafton të paktën një pikë për të siguruar kualifikimin në kampionatin evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

YouTube player