Sport

Formacionet zyrtare: El Clasico ndërmjet Barcës dhe Realit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona dhe Real Madridi kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për ta zhvilluar përballjen e madhe ‘el Clasico’ në King Fahd International Stadium, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Është hera e parë që Blaugranët dhe Los Blancos përballen në formatin e ri të Superkupës që në këtë rast është faza gjysmëfinale.

Fituesi i kësaj sfide do të kualifikohet në finalen e të dielës, ku do të luajë kundër fituesit të ndeshjen në gjysmëfinalen tjetër ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dani Alves, Pique, Araujo, Jordi Alba; Busquets, Frenkie De Jong, Gavi; Dembele, Luuk de Jong, Ferran Torres.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.

Rruga Press

YouTube player