Formacionet zyrtare, Arsenal – Real Madrid: Ancelotti nuk ndryshon, totalisht sulmues
Arsenali pret ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër 15-herë fituesit Real Madridit të martën mbrëma.
Topçinjtë kanë impresionuar në Evropë deri në këtë pikë, duke përfunduar në vendin e tretë në tabelën e fazës së ligës përpara se të mposhtnin PSV Eindhoven me rezultat të përgjithshëm 9-3 në raundin e 16-të.
Në anën tjetër, Real Madridit iu desh të luante në play-off me Manchester Cityn për të kaluar në 16-shen e fundit, ku mposhtën rivalët lokal Atletico Madridin me penallti.
🌱 ¡El escenario de esta noche! 🌱 pic.twitter.com/b9fiK6qFfZ
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 8, 2025
Mikel Arteta për këtë ndeshje do të jetë pa lojtarë si Kai Havertz, Gabriel Jesus, por edhe mbrojtësit Riccardo Calfiori dhe Gabriel.
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti i beson treshes Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo.