Forma e re e mashtrimeve në internet/ Pas PhotoShopit del “Deepfake”, falsifikim imazhi dhe zëri i personit
Publikimi i një videoje të falsifikuar të presidentit Zelensky sikur i kërkonte trupave ukrainase të ulnin armët, ka sjellë shqetësim në rrjetin e ekspertëve të komunikimit publik. Përdorimi i tekonolgjisë “DeepFake” do të zgjerohet, sepse siç kemi PhotoShopin që manipulon fotot, do të jetë së shpejti edhe programi për manipulimin e videove. Eksperët bëjnë thirrje të drejtoheni te gazetarët profesionistë për burimin e lajmit.
Teknologjia më e fundit e mashtrimit në internet, e ashtuquajtur “DeepFake”, u përdor së fundmi në Ukrainë, si një mesazh që presidenti Zelensky ja dërgonte rezistencës ukrainase që të lëshonte armët.
Do të dilte vetë presidenti për ta përgënjeshtruar një lajm të tillë. Por për shumë analistë kjo pritet të kthehet në një problem të madh për shumë qytetarë, yje të show bizzit dhe për vetë demokracinë madje.
Për shumë analistë të medias dhe inteligjencës artificiale, duhet që qytetarët të informohen nga gazetarët profesionistë, sepse kjo formë e re e mashtrimeve në web mund të përdoret edhe në fushata zgjedhore për të ndikuar te votuesit.
Deri më tani kemi pasur programin PhotoShop për fotografitë, por me avancimin e tekonologjisë edhe videot mund të manipulohen. “DeepFake” është një lloj programi i ri kompjuterik që përdoret për të krijuar video bindëse, sikur personi është duke folur me zërin e vet.
Më herët, një shembull i rastit të përdorimit të kësaj teknologjie ishte kur një organizatë bamirëse shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e përdori këtë mënyrë për të dhënë një mesazh kundër malaries nga futbollisti i mirënjohur David Beckham.
Megjithatë, ky është rasti më i dukshëm i përdorimit, por kur flasim për përdorimet e kësaj tekonologjie për qëllime të këqija, situata bëhet edhe më e rëndë dhe shpërthyese.
Deri më tani është e vështirë që një përdorues normal i kompjuterit të bëjë një “DeepFake”, sepse parametrat që kërkohen për kompjuterin janë shumë të mëdhenj, por duhet edhe ekspertizë e lartë. Për këtë shkak janë akuzuar shpeshherë agjenci të ndryshme që i kanë kapacitetet për këto video.
Ekspertët e kibernetikës thons se Deepfakes deri më tani janë me cilësi të dobët dhe të lehta për t’u dalluar. Sinkronizimi i buzëve mund të jetë i keq, ose toni i lëkurës mund të jetë i dobët.
Detajet e imëta, të tilla si flokët, janë veçanërisht të vështira për t’u paraqitur mire, ndërkohë që një pikë tjetër që mund të dallohet është edhe vezullimi i paqëndrueshëm i bizhuterive dhe dhëmbëve.
Ndërkohë, gjigantët teknologjikë si Microsoft, Goolgle, Facebook dhe Amazon kanë angazhuar ekipet e tyre që të ndalojnë mashtrimin e publikut me anë të këtyre videove.
Rruga Press