Lajme

Forcave të Sigurisë së Kosovës iu shtuan 190 rekrutë

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u mbajt ceremonia e betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Pas intonimit të himnit shtetëror, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me rekrutimin e këtyre rekrutëve, FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së Forcës gjithnjë konfrom standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive moderne.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Secila ditë e certifikimit të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e vlerësojnë mbrojtjen dhe sigurinë si shtyllë jetike të shtetit. Ai theksoi se do të vazhdojë të mbështesë FSK-në dhe që përkrah aleatëve strategjikë, Shteteve të e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të NATO-s ta modernizojmë forcën dhe ta bëjnë operacionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *