Bota

Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës

Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar të shtunën se ka rrëzuar 130 dronë të lëshuar nga Rusia në 14 rajone në mbarë vendin dhe se Moska zyrtare ka sulmuar edhe me dy raketa balistike, transmeton The Guardian.

Kievi ka deklaruar gjithashtu se numri i të lënduarve nga sulmet ruse të një dite më parë në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në 14 persona. 

Lexo më shumë  The Wall Street Jurnal: Misteri që shoqëron ambasadoren e ShBA-së në Greqi teksa shtyn përpara marrëveshjet për gazin amerikan nëpër Evropë

“14 persona janë lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë”, ka shkruar Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, Serhiy Lisak, në rrjetin social Telegram.

Prokurorët ukrainas kanë thënë se fëmijët e lënduar u përkasin moshave 2-vjeç dhe 15-vjeç.

Rruga Press

YouTube player