Bota

Forcat ukrainase rikthejnë kontrollin e 130 kilometrave katrorë në jug

Ukraina ka rimarrë territor shtesë nga forcat ruse përgjatë vijës së frontit jugor, por situata në fushën e betejës ka ndryshuar pak gjatë javës së kaluar, ka thënë të hënën zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar

Ushtarët ukrainas vendosin flamurin ukrainas në një ndërtesë, gjatë një operacioni në Blahodatne, Rajoni i Donetsk, 11 qershor 2023, foto Reuters.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes ukrainase, Hanna Malyar, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometrave katrorë në jug të vendit.

Ajo gjithashtu ka theksuar se ushtria ukrainase po avancon në qytetet e Melitopolit dhe Berdyans’k në rajonin Zaporizhzhia, duke u përballur me rezistencën e ashpër ruse dhe humbje “të konsiderueshme” në njerëz dhe pajisje.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Sipas saj, përgjatë vikendit, zona e territoreve të çliruara është rritur për 17 kilometra katrorë.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar.

“Në total, prej nisjes së kundërofensivës, zona e çliruar në jug shkon në 130 kilometra katrorë”, ka thënë ajo.

Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, forcat ukrainase kanë zmbrapsur me sukses sulmet ruse në rajonet e Donetksut dhe kanë mposhtur 36 sulme në zonat e Limanit, Bakhmutit, Avdivkës, Marinakës dhe zonave të tjera rreth tyre.

Të dielën, komanda ushtarake lindore e Ukrainës ka thënë se Kievi përparoi 600 metra në 1 mijë metra gjatë një dite më parë pranë Bakhmut, një “qytet i pushtuar” nga forcat mercenare ruse Wagner në maj pas muajsh luftimesh, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Polonia arreston 12 të dyshuar për sabotazh, paralajmëron akte armiqësore nga Rusia

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rruga Press

YouTube player