Bota

Forcat ruse sulmojnë fabrikën kimike në Ukrainë, qindra civilë mbeten të bllokuar

Forcat ruse kanë vijuar me sulmet ajrore në qytetet Sievierodonetsk dhe Lysychansk edhe këtë të shtunën. Sipas një zyrtari ukrainas, forcat ruse kanë goditur një fabrikë kimike ku mbetën të bllokuar qindra civilë.

Sipas Reuters, Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se forcat ruse sulmuan zonën industriale të Sievierodentsk dhe gjithashtu u përpoqën të hynin dhe të bllokonin vendin.

Lexo më shumë  BE vendos kushte për Teheranin - Von der Leyen: Nuk ka heqje sanksionesh pa ndryshim të sjelljes së Iranit

“Kishte një sulm ajror në Lysychansk. Sievierodonetsk u godit nga artileria,” -tha Gaidai në Telegram, duke shtuar se fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk dhe fshatrat Synetsky dhe Pavlograd dhe të tjerë u granatuan.

Guvernatori nuk raportoi të ketë viktima në fabrikën kimike Azot. Ai tha se 17 persona u evakuuan të premten nga Lysychansk nga oficerë policie, shpëtimtarë dhe vullnetarë. Një ditë më parë ai i kërkoi ushtrisë ukrainase të tërhiqen nga Sievierodensk pasi nuk i përballonin sulmet e vazhdueshme nga forcat ruse. Ukraina tha të premten se trupat e saj ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Sievierodentsk, një qytet kyç i fushëbetejës.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *