Bota

Forcat ruse përpiqen fshehurazi të largojnë marinarët e vdekur nga anija e mbytur “Moskva”

Forcat ruse janë përpjekur fshehurazi të largojnë të vdekurit nga   kryqëzori i fundosur “Moskva.”

Tentativa vjen pas akuzave se marinarët u lanë të mbyten ndërsa oficerët ikën nga anija.

Inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon se deri në shtatë anije ishin përfshirë në një operacion shpëtimi dy-javor.

Moskva, krenaria e Flotës në Detin e Zi u fundos më 14 prill nga raketat ukrainase.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Kievit tha: “Ata morën trupat, hoqën të gjitha pajisjet që ishin klasifikuar dhe pastruan kryqëzorin”.

Të afërmit e ekuipazhit pretendojnë se Moska po përpiqet të fshehë atë që ndodhi.

Deri më tani, Rusia ka thënë se vetëm një person ka vdekur gjatë fundosjes, por në realitet shumë janë vrarë ose janë zhdukur.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Babai i një marinari të zhdukur tha: “Nuk kishte asnjë përpjekje shpëtimi.”

“Oficerët ikën nga anija si minjtë, marinarët u braktisën.”

“Putini do të përgjigjet personalisht.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *