Bota

Forcat ruse bombardojnë maternitetin e Khersonit, një fëmijë vjen në jetë menjëherë pas sulmit

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, bëri me dije herët në mëngjes se materniteti i Khersonit ishte sulmuar nga bombardimet ruse.

Ajo shtoi se një fëmijë kishte lindur menjëherë para sulmit.

Forcat ruse kanë gjuajtur 33 raketa në objektet civile në qytetin ukrainas Kherson që nga e marta, tha ushtria e Ukrainës, ndërsa luftimet u intensifikuan me Rusinë që vendosi më shumë tanke dhe automjete të blinduara në vijat e frontit.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Ukraina ka evakuuar njerëzit që duan të largohen nga qyteti jugor i çliruar së fundmi, Kherson dhe zonat përreth tij, mes dëmtimit të infrastrukturës nga bombardimet ruse.

Lexo më shumë  Rumania ndal reaktorin e dytë të centralit bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit

Në fillim të nëntorit, forcat ruse tërhoqën trupat nga Kherson, kryeqyteti i parë dhe i vetëm rajonal që ata kishin kapur që nga pushtimi i Ukrainës në fund të shkurtit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *