BallinaLajme

Forca të shumta policie rrethojnë banesën, arrestohet trafikanti i rrezikshëm shqiptar

Një trafikant i rrezikshëm shqiptar është arrestuar sot në Greqi. Mediat në Athinë shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Voula mëngjesin e sotëm pas hetimeve disa mujore.

Emri i tij nuk bëhet publik. Forca të shumta greke rrethuan dhe bastisën shtëpinë e tij duke e arrestuar ndërsa iu gjetën sasi hashashi dhe kokainë, si dhe një pistoletë.

Lexo më shumë  U helmuan nga ushqimi në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri. Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital! Veç kompanisë, nën hetim dhe AKU-ja

Sipas zyrtarëve të sigurisë, ky është një rast i rëndë pas të cilit qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.

YouTube player