Bota

‘Forbes’: Ukraina ka 43 tanke më shumë sesa në fillim të luftës

Që nga fillimi i luftimeve më 24 mars në Ukrainë, forcat ruse i kanë shkatërruar ose kapur së paku 74 tanke ukrainase.

Por, Ukraina tani ka 43 tanke më shumë, pasi ka kapur të paktën 117 tanke ruse, sipas zyrtarëve të inteligjencës, e që i bie se ushtria ukrainase ka më shumë tanke se një muaj më parë, dhe ky numër është i konfirmuar nga zyrtarët vetëm nga fotografitë dhe videot.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ndërsa, numri total i tankeve të shkatërruara ruse ka arritur në 274, kjo pasi ushtarët rusë janë në rrezik të përhershëm dhe është duke i mbaruar municioni, karburanti e në fund ato janë duke u braktisur nga vetë ushtarët, shkruan “Forbes”.

Ushtria ukrainase ndërkohë gëzon avantazhin e “linjave të brendshme”. Kjo do të thotë se forcat e saj luftojnë afër qyteteve të mëdha dhe bazave të tyre. Linjat e furnizimit të ukrainasve janë të përfshira brenda perimetrit të tyre mbrojtës në vend që të shtrihen përgjatë autostradave të pambrojtura.

E gjithë kjo do të thotë se tanket ukrainase kanë shumë më pak gjasa të mbeten pa karburant në mes të zonës së luftës.

Kujtojmë se në ditët e para të luftës, videot e fermerëve ukrainas që tërheqin tanket e braktisura ruse janë bërë simbole të rezistencës së Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *