Lajme

Fondet e bursës/ Studentët paralajmërojnë protestë, i dërgojnë letër Rektoratit të Tiranës

Studentet mund të nisin sërish protestat. Disa prej tyre i kanë dërguar një kërkesë Rektorati i Tiranës pasi prej më shumë se 4 muajsh ata nuk kanë marrë ende asnjë para që u takon nga fondi i bursës. Në letrën e Bordit Kombëtar Studentor drejtuar Rektoratit thuhet se 85% e studentëve, përfitues të bursave nuk kanë marre ende asnjë shumë monetare për mundin dhe sakrificën e tyre për të qenë profesionistët e të ardhmes.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Në letër thuhet se ky fond është një mbështetje për ata që të punojnë fort, dhe të vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera. Ata po ashtu u kanë lënë afat për kalimin e këtyre fondeve deri me datë 23 shkurt osë në të kundërt do të rinisin protestat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *