KryesoreLajme

FMN vlerëson progresin ekonomik — shpërblen Kosovën me mbi 25 milionë euro fonde të reja

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar pozitivisht progresin ekonomik të Kosovës, duke konfirmuar disbursimin e mbi 25 milionë eurove në kuadër të dy programeve financiare në bashkëpunim me vendin.

Në komunikatën zyrtare të publikuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF), FMN thekson se Kosova ka shënuar rezultate të qëndrueshme dhe inkurajuese.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen me amerikanët për incidente me municione

“Ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar,” thuhet në deklaratë.

Si rezultat i përmbylljes me sukses të të dy programeve, FMN ka bërë të disponueshme 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së, duke e çuar totalin e fondeve të reja në 25.4 milionë euro.

Lexo më shumë  Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

Ky zhvillim konsiderohet një sinjal i fortë i besimit ndërkombëtar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës për stabilitet ekonomik, reforma strukturore dhe qëndrueshmëri fiskale.

Rruga Press

YouTube player