Lajme

“Fluturon” nafta, Qeveria ngre duart lart

Qeveria ngre duart përballë rritjes së çmimit të naftës.  Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, nga foltorja e kuvendit tha se qeveria nuk ka faj.

“Sot çmimi i naftës është midis 190-194 lekë. Ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca? Është naivitet që thoni qeveria, qeveria, qveria. Kjo ka të bëjë me tregun, jo qeverinë” tha Ahmetaj.

Çmimet e karburanteve pësuan sërish rritje ditët e fundit duke rënduar edhe më tej ekonomitë e qytetarëve shqiptarë.

Lexo më shumë  Konjufca e ambasadori danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Nafta e benzina arritën këtë fillim shkurti një tjetër çmim rekord.

Një litër naftë të mërkurën në kryeqytet u shit me 193 lekë për litër ndërsa një litër benzinë me 195 lekë duke pësuar një rritje me gati 8 lekë.

Rritje të ndjeshme po ashtu ka pësuar edhe gazi që tregtohet me 94 lekë.

Çmimi prej 194 lekësh i naftës është më i larti i arritur ndonjëherë në vend duke tejkaluar edhe nivelin prej 190 lekësh që u regjistrua në vitet e krizës ekonomike 2008-2009.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Edhe Kryeministri Rama u shpreh sot se rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm. Sa i përket rrogave, sipas kryeministrit ato janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten, por jo sipas dëshirave të qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player