Lajme

Fluturojnë çmimet e zarzavateve me 24% gjatë shtatorit në Shqipëri

Prodhimet e vendit po mbarojnë, teksa numri ende i lartë i turistëve po mban konsumin në nivele të larta. Pas dy muaj frenimi çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritje vjetore me 24 për qind në shtator, raportoi INSTAT.

Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritjen më të lartë.

Rritja e tyre po kërcënon buxhetin e familjeve, pasi janë produkti kryesor i shportës. Burimet nga tregu i pakicës pohuan se, prodhimi vendas është i pamjaftueshëm sidomos për qepë dhe patate. Në qershor rritja e çmimeve në këtë grup nisi të zbutej nga hyrja në treg e prodhimeve të sezonit, por ato nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e vjeshtës dhe dimrit.

Gjetja e furnizimeve po vështirësohet dhe importi po mbulon pjesërisht konsumin e patates dhe karotës.

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakontë këtë vit edhe pse sezoni bujqësor është ende në kulmin e tij.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Tregtarët pohojnë se tre janë faktorët që po diktojnë çmimet në këtë grup, eksporti, pengesat në prodhim dhe numri i lartë i turistëve.

Ndryshimet e klimës krijuan vështirësi në prodhimet bujqësore në BE këtë vit. Për pasojë, shumë prodhime, si domatja, bostani, patatja etj, të aksesojnë tregje të vendeve të zhvilluara si Italia e Gjermania.

Thatësira në disa vende dhe përmbytjet në disa të tjera të Europës, si rrjedhojë ndryshime klimatike nga fenomeni “El Nino”, kanë dëmtuar prodhimin në disa kultura bujqësore që po shiten me çmime me të larta.

Në tregun vendas, çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje në të gjithë zinxhirin që nga prodhimi deri te shitja me pakicë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6-mujorin e parë të vitit, eksportet bujqësore në vlerë ishin 21% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por rritja në sasi, ishte vetëm 4.7%.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Nga ana tjetër milionë turistë që vizituan vendin tonë gjatë sezonit veror rritën konsumin për produktet vendase dhe nga ana tjetër sipërfaqet e mbjella kanë mbetur në vendnumëro ose me ulje për disa kultura për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe braktisjes së fshatit.

Qeveria vitin e kaluar orientoi fermerët për mbjellin grurë si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në import nga lufta në Ukrainë, por ndërkohë që tregu u stabilizua, guri i fermerëve mbeti stok, ndërsa në treg u krijua hendek në furnizimin me zarzavate.

Konsumatorët, po përballen me kosto të larta të jetesës. Situata paraqitet më e rëndë në grupin e pensionistëve ku rreth 48% e tyre marrin pagesa të pjesshme pensioni, shumë larg minimumit jetik./ Monitor

Rruga Press

YouTube player