Sport

Florian Marku flet për kritikët: Thonë që kisha kundërshtar të lehtë, por në ring të gjithë japin shpirtin

Boksieri shqiptar, Florian Marku i cili triumfoi përballë meksikanit Miguel Parra Ramirez për gjerdanin e WBC, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur në “Air Albania”.

Marku adresoi edhe kritikat se kundërshtari i tij ishte i dobët, ndaj nuk duhet të kishte kaq shumë bujë për këtë ndeshje. Ai tha se në ring të gjithë japin shpirtin dhe se meksikani Miguel Parra ishte i fortë.

“U them faleminderit të gjithëve që erdhën sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin në ring. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushdo që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt. Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, u shpreh Marku.

Pas 10 raundeve shumë të luftuar, në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku konfirmoi formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente e vuri në vështirësi Markun.

Por në fund, gjyqtarët i dhanë të drejtë grushteve të Markut, i cili kishte lëshuar shumë të tillë në shënjestër, duke i dhënë fitoren me vendim unanim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *