Lajme

Fletarresti ndaj Jarediqit, Dugolli: Ky ishte integrimi i serbëve që pretendohej se solli marrëveshja e 2013-s

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar pas raportimeve që edhe Uglesha Jarediq, ish-shef i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, është në mesin e 20 personave të cilët janë në listën e të shpallurve në kërkim nga INTERPOL-i.

Ai ka thënë se personat si Jarediq janë paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Përveç Radoiqiçit, ish-shefi i Njësisë Speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve të tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish-polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player