Bota

Flet Gjyshja ukrainase që i mbijetoi holokaustit: Nuk më kanë vrarë Hitleri e Stalini – nuk do t’ia arrijë as Putini

Dy muaj më parë filloi pushtimi rus në Ukrainë, dhe edhe pse akoma nuk dihet se sa do të zgjasë kjo luftë, ukrainasit nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

E një prej tyre, është një gjyshe e cila ishte nëpër kampe përqendrimi të njëjtën kohë me Ana Frankun, e sot ka premtuar se do t’i mbijetojë edhe Vladimir Putinit.

Anastacia Gulei është 96-vjeçe, e cila u detyrua të arratiset nga Ukraina pas hyrjes së trupave ruse. Katër muaj qëndroi si e burgosur e kampit të Auschitzit në kohën e njëjtën kur kishte qenë edhe Ana Frank.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Edhe pse atje vdiqën të paktën 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj – Anastacia ka arritur të arratiset, kurse tani duket se është e vendosur t’i mbijetojë edhe agresionit të Putinit.

“I kam mbijetuar Hitlerit dhe Stalinit e do t’i mbijetojë edhe këtij Putinit”, shtoi Anastacia.

Kjo gjyshe që i mbijetoi holokaustit i ka krahasuar lëvizjet e Putinit në Ukrainë me ato të nazistëve, e më herët këtë muaj me rastin e 77-vjetorit të lirimit nga kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, Putinin e ka cilësuar si njeri të gjenocidit.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

“Nuk kam fjalë për adhuruesin e Hitlerit nga Kremlini dhe ato që i bëri në Bucha dhe  Mariupol”, tha për fund kjo gjyshe ukrainase.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *