Lajme

Flasin nga kompania autobusi i së cilës u aksidentua në Kroaci: Jemi të shqetësuar, po presim raportin e policisë për shkaqet e aksidentit

Autobusi i kompanisë “Deva Tours” i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, ka pësuar sot aksident në Slavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë e këtij aksidenti deri tash janë konfirmuar 10 viktima.

Autoritetet kroate kanë treguar se në autobus ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku për fat të keq 9 pasagjerë dhe njëri nga shoferët kanë humbur jetën.

Lexo më shumë  Ambasadori i Serbisë në Zvicër citon kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin për të sulmuar kryeministrin e Kosovës

Gjithashtu raportohet edhe për dhjetëra të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me kompaninë “Deva Torus” të cilët kanë thënë se janë shumë të shqetësuar lidhur me ngjarjen.

“Po, autobusi jonë është aksidentuar. Jemi shumë të shqetësuar ende nuk i dimë shkaqet sesi ka ardhur deri te aksidenti po presim raportin e policisë”, kanë thënë nga kjo kompani.

Ata kanë treguar se autobusi ishte duke ardhur nga Gjermania për në Kosovë.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë reaguar krerët e shtetit të Kosovës e po ashtu edhe të Kroacisë./Telegrafi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *