Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit
Mungesën e vërejtur gjatë sezonit veror, shqiptarët e Kosovës duket se e kanë vendosur ta kompensojnë në këtë fund nëntori, që përkon edhe me festat e 28 dhe 29 nëntorit.
Durrësi është nga qytetet e preferuara prej tyre, dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe rezervimet e shumta jo vetëm nga Kosova, por edhe nga diaspora në Evropën Perëndimore.
Tirana dhe natyrisht qyteti i flamurit, Vlora, do të jenë epiqendrat e vizitorëve nga trevat dhe diaspora, veçanërisht gjatë datës 28 Nëntor, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Rruga Press