Flakët në tragetin Greqi-Itali, pasagjeri: Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve
Njëri prej pasagjerëve të tragetit “Euroferry Olympia”, i cili u përfshi sot nga flakët tha se ka dëgjuar shpërthime edhe kur ata u evakuan. Për “Protothema”, ai shtoi se pas evakuimit u dëgjuan shpërthime të gomave të kamionëve dhe se flalët dilnin nga kuverta e jashtme.
Ai falenderoi punonjësit e ekuipazhit, të cilët arritën të reagonin në kohë për t’i shpëtuar pasagjerët në traget.
“Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve. Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë”, deklaroi pasagjeri.
Deri tani janë identifikuar 278 nga 290 pasagjerë në tragetin e linjës Igumenicë-Brindisi.
Rruga Press