Bota

Fjalimi i inagurimit – Macroni zotohet të “ndihmojë demokracinë dhe guximin” në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën gjatë inaugurimit të tij foli për luftën në Ukrainë, duke thënë se Franca duhet të “veprojë për të shmangur” çdo përshkallëzim në konflikt dhe duke u zotuar të “ndihmojë që demokracia dhe guximi” të mbizotërojë.

Udhëheqësi francez i tha vendit të tij se duke e rizgjedhur atë si president, Franca kishte zgjedhur “një projekt pavarësie në një botë të destabilizuar”.

“Aty ku shumë popuj kanë zgjedhur tërheqjen, ndonjëherë duke iu dorëzuar tundimit nacionalist, nostalgjisë për të kaluarën, sirenave të ideologjive, brigjet e të cilave mendonim se i kishim lënë në shekullin e kaluar, populli francez ka bërë zgjedhjen e një projekti të qartë dhe eksplicit për të ardhmen. Një projekt republikan dhe evropian”, shtoi Macroni.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Muajin e kaluar Macroni u bë presidenti i parë në dy dekada që u rizgjodh në Francë , duke mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Macroni i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski disa ditë më vonë se mbështetja ushtarake franceze për Ukrainën, përveç ndihmës humanitare, “do të vazhdojë të rritet”.

“Presidenti i Republikës i rikonfirmoi presidentit Zelenski gatishmërinë e tij për të punuar në mënyrë aktive gjatë mandatit të tij të dytë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke mbajtur gjithmonë një koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tij evropianë”, thuhet në një deklaratë të Pallatit Elysee, të muajit të kaluar.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *