Lajme

Fjalimi çorap i Ramës në Bruksel: Ne mbrojtëm Stalinin nga Rusia, do mbrojmë dhe Brukselin nga BE-ja

Një ditë pas Samitit të BE-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel, në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE – Ballkani Perëndimor.

Rama ka marrë fjalën në panelin e përbashkët me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, duke u sjellë dëshmi të habitshme të pranishmëve se shqiptarët duhet t’i shohin si shumë besnikë ndaj Bashkimit Europian, dëshmi që bënë që ata të hapnin sytë dhe të ngrinin vetullat për ç’ka po u dëgjonin veshët. 

Rama, duke iu drejtuar Presidentit maqedonas si “Stevoja” dhe kryeministrit malazez si “Abazi”, i tronditi në fillim me përshkrimin se si liderët e BE-së në Tiranë, që s’kishin parë diell me sy, u dukën sikur sapo kishin dalë nga shpella!!! Pastaj, u hodh një vrap andej nga Perandoria Osmane e u ngjit ca më lart. 

Ndiqeni një pjesë nga diskutimi çapraz i Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bruksel:

Rama: “Kur dikush më pyeti kohë më parë se çfarë mund t’i sjellë Shqipëria, Europës, Bashkimit Europian (e nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje)e unë thashë: Mund t’i sjellim ca buzëqeshje!

Dje, sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. I patë fytyrat e tyre dje?! Ishin më mirë sesa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet e tyre depresive, të mëdha!

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Ajo çfarë ishte shumë e bukur ishte që fotoja në grup, sepse zgjodhëm një mënyrë ndryshe për ta bërë atë foto në grup dhe shpresoj që edhe ata ta ndryshojnë e dëgjoja pas meje: “Dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur… dielli, dielli…”

Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë pas një kohe të gjatë dhe po i  gëzoheshin, diellit, sepse kishte një diell shumë të bukur dje në Tiranë dhe këto janë gjëra të mira që iu dhamë dje, Bashkimit Europian.

Por për të folur për buzëqeshjen, mendoj se është shumë më e thellë sesa ajo që duket.

Së pari sepse ne jemi shumë besnikë, shqiptarët e kam fjalën. Ne kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Dhe këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE.

Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti, e këtu nuk bie dakord me Stevon, domethënë jo se nuk bie dakord për  Maqedoninë e Veriut, se kjo është e vërtetë, edhe për Malin e Zi, po ne jemi ndryshe: popullariteti i BE-së në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë dhe jo se e them unë, orakulli i Brukselit. Barometri i BE-së e thotë këtë gjë…

Lexo më shumë  Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë

…E u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE-së saqë askush dhe asgjë nuk mund tan a ndryshojë, jo vetëm sepse ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj perandorive, ç’ka është e vërtetë se është e vërtetë që ishim të fundit që u larguam nga Perandoria Osmane. Ehe kur turqit vendosën që të iknin, ne qëndruam.

Kemi qenë shumë besnikë ndaj Stalinit. Edhe kur sovjetikët thanë që nuk është ide e mirë që ta mbajmë aty në sheshe, ne e mbajtëm deri në 1990 në bulevardin tonë!

Kështu që ne do të jemi këtu të mbrojmë BE-në nga BE-ja deri në fund.

Nëse duan të largohen ne do t’u themi: “Nuk do të ikni! Edhe në qoftë se jeni te dera”.

Sepse është e vërtetë ajo që tha Abazi (kështu e quaj, Abaz) – që ata nuk po e hapin derën për ne që të hyjmë, por ne duke qenë te dera, nuk i lëmë të dalin!” vazhdoi Rama më tej, me parashikimin e tij për të ardhmen e BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *