Fjalimi briliant i Hafiz Ali Krajës në varrimin e At Gjergj Fishtës
Ne varrimin e At Gjergj Fishtes, vjetn 1940, mori pjese edhe Ali Kraja, perfaqesuesi ma i larte i fese muslimane i cili mbajti nji fjalim brilant kushtu vepres se madhe “Lahuta e Malcise” duke e krahasuar me veprat me te medhaja te njerzimit. Kjo deshmon se shqiptaret feja kurre nuk i ka ndare.
Fjalimi i Ali Krajës:
“Poet kombëtar, Pater Gjergj!
Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…
Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.
Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…
Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai.
Rruga Press