Opinion/Aktualitet

Fjala e okupuesve në mediat shqipe – shqetësim publik

Është e rrezikshme sepse media shqipe po luan vallen e destabilizueve dhe të terroristëve. Okupuesi dhe anarkisti tenton të prodhojë frikën, t’a shpërndajë atë dhe ta përdorë frikën dhe pasigurinë si municion në favor të tij.

Le të fillojmë të mendojmë për një fushë që është e ndërlikuar dhe me plot dilema: Prezentimi i veprimeve dhe kërcënimeve destabilizuese përmes mediave?

Ndikimi i mediave në publiken

Se ne ndikohemi nga leximi, nga pamorja dhe nga të dëgjuarit është tanimë fakt i gjallë. Është e njohur “estetika” e Aristotelit për katarsis – pastrimi. Poashtu edhe “religjioni” ka pjesën e sajë të të ndikuarit: Leximi i Biblës, leximi i Kuranit dhe leximi i librave të tjerë fetarë, besohet se “bëjnë diçka” në trurin tonë. Mos të harrojmë edhe edukimin: pra librat shkollorë dhe mjetet tjera mësimore, duke filluar që nga abetarja, simbolet kombëtare, heronjët e deri tek powerpointi. Të gjitha këto egzistojnë për të na ndikuar.

Ka pasur paragjykime të zmadhuara për ndikim të drejtpërdrejtë, pothuajse mekanik, të mediave mbi ne. Pyetja rreth ndikimit të mediave në mua dhe ty është e ndërlikuar, por nga ana tjetër, nuk ka arsye për të dyshuar për egzistimin e ndikimeve të tilla. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme kur flasim për ndikimet që ndodhin nga mënyra e paraqitjes së veprimeve ekstremiste e terroriste në media.

Terrori dhe media

Aktet e terrorizmit modern, paradoksalisht, janë zhvilluar paralelisht ngushtë me zhvillimin e medias dhe të demokracisë. Gazetat në fund të viteve 1800 u rritën shpejtë, ashtu sikurse edhe demokracia liberale. Pak a shumë gazeta dhe liberalizmi qëndrojnë së bashku në disa mënyra. Disa mendojnë se qeveritë demokratike janë ato të cilët kujdesen për “opinionin publik”. Por, mediat, me kriteret e tyre të lajmeve, kanë mundësi të jashtëzakonshme të shpërndajnë lajmin politik, pavarësisht sistemit politik.

Ja një shembull nga Algjeria. Në luftën e algjerianëve për pavarësi nga Franca kishte edhe elemente të terrorizmit: Liderët e luftës, atje, mendonin se ishte më mirë të vritet një armik në kryeqytetin Algjer, sesa të vriteshin dhjetëra armiq në ndonjë vend të izoluar: atje ku askush nuk të shef e as nuk të dëgjon. Për luftëtarët e pavarësisë nga Franca, ndoshta, më kryesorja ishte investimi në gazetë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Zhvillimi i teknologjisë televizive gjatë viteve ’60, veçanërisht komunikimi satelitor, bëri të mundur, dhe më të lehtë, shpërndarjen e fotografisë televizive në largësi të mëdha. Sulmet terroriste, që nga rrëmbimet e aeroplanëve e deri ke masakra ndaj izraelitëve, gjatë Olimpiadës së Mynihut në vitin 1972, mund të kuptohen në këtë lidhshmëri. E njëjta gjë vlen edhe për ETA, IRA, Grupi i Baader-Meinhof, Brigada e kuqe italiane, ISIS, Talibanët dhe, gjithsesi, aktet terroriste të shtetit serb ndaj shqiptarëve, dje dhe veprimet destabilizuese e agresive të shtetit Serb sot.

Ja një shembull nga Kosova: Fjalët kërcënuese të Vucicit dhe të politikanëve serb, kundër pavarësisë së Kosovës dhe akteve anarkiste/të dhunës e gjysmëterroriste në veri të Kosovës, përpos tjerash, kanë edhe karakter simbolik: Këto akte e këto fjalë duan të nxisin sa më shumë vëmendje dhe përfaqësim mediatik. Qëllimi i tyre është që të arrijnë tek pjesa më e madhe e popullsisë: dhe në shumë shtete. Sepse okupuesit, dhunuesit, anakristët dhe terroristët kanë “vetëm një qëllim” dhe “vetëm një mision”: Të prodhojnë frikën, ta shpërndajnë dhe ta përdorin atë si rezultat e si municion.

Ja një shembull nga SHBA-të: Shembulli më konkret është sulmi terrorist me aeroplan në Pentagon dhe në veçanti sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001. Objektet nuk ishin zgjedhur rastësisht. Qëllimi ishte – dhe është – për të bërë të dukshëm dhe të pavekshëm një porosi politike, si dhe për të ngjallë frikë në mesin e popullit. Ky veprim terrorist, për disa vite rresht, i dha kyçje “të lirë” liderit të Al Qaedas, Osama bin Laden, në lajmet televizive perëndimore dhe planetare: Sa herë që atij i tekej të publikote ndonjë video të re në internet – medium i cili është bërë një mjet i rëndësishëm komunikimi për terroristët -, videoja shfaqej, shpërndahej, përsëritej dhe komentohej deri në pafundësi. Edhe sulmet në Stokholm, në Paris dhe në Nice janë shembujë që dëshmojnë se si terroristët gjithnjë janë në kërkim të vëmendjes së mediave. Tekefundit, ky është qëllimi i tyre.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Ndikimet negative që vinë nga paraqitja e lajmit në media

Paraqitja mediatike e fjalëve të okupatorit me bujë e me senzacion, ndikon që frika dhe pasiguria të shtohet në publik. Vëmendja mikroskopike e mediave për aktet e dhunës dhe për kërcënimet terroriste, qofshin ato të mëdha, të vogla apo mizore, u shërbejnë interesave të okupuesve dhe terroristëve: Kjo paraqitje e madhe mediatike e dhunës dhe terrorit është oksigjen për terroristët dhe agresorët. Studimet tregojnë se paraqitja e shpeshtë e krimeve terroriste nga mediat, rritë frikën për krime në mesin e popullit.

Realiteti digjital

Interneti dhe telefonat e menqur kanë ndikuar komunikimin planetar. Edhe “digjitalizimi i komunikimit të terroristëve” filloi me kamera të vogla, që u ka mundësuar atyre të prodhojnë lehtazi video me porosi propagandistike. Fatkeqësisht sulmet spektakolare do të vazhdojnë. Terroristët janë të interesuar për gjithnjë e më shumë publicitet të fuqishëm e të përgithshëm. Pyetja është: nëse media shqipe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë? Ose, nëse media duhet të ndryshoj praktikat e tyre të paraqitjes së terrorizmit dhe të agresorit në publik?

Terrori dhe tentimokupimi i Kosovës, natyrisht, duhet të raportohet. Nevoja për informacionin duhet të përmbushet. Çështja është se si të bëhet kjo?!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *