Fitoi konkursin duke mashtruar, fotografi refuzon çmimin: E kam krijuar me AI
Fituesi i një çmimi të madh fotografie e refuzoi çmimin e tij pasi pranoi dhe zbuloi për të gjithë se puna e tij ishte krijuar duke përdorur AI.
Fotoja e artistit gjerman Boris Eldagsen, e titulluar Pseudomnesia: Elektricisti, fitoi kategorinë krijuese në çmimin Sony World Photography të javës së kaluar.
Ai tha se e përdori foton për të testuar konkurrencën si dhe për të krijuar një diskutim për të ardhmen e fotografisë. Organizatorët e çmimit i thanë BBC News se Eldagsen i kishte mashtruar ata rreth përfshirjes së AI.
Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij të internetit, Eldagsen pranoi se u tregua një “majmun i pafytyrë”, duke falënderuar gjyqtarët që përzgjodhën imazhin e tij dhe e bënë këtë një moment historik. Ai pyeti nëse ndonjë prej tyre e dinte ose dyshonte se fotoja ishte krijuar AI.
“Imazhet e AI dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Janë entitete të ndryshme. AI nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin,”-tha Boris Eldagsen.
Rruga Press