Bota

Finlanda për të pestin vit radhazi është shteti më i lumtur në botë

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është shteti më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë, të publikuar të premten, raporton CNN.

Vendet nordike dhe ato fqinje, si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, janë renditur që të gjitha më së larti në raport, i cili bazohet në disa tregues si: jetëgjatësi e shëndetshme, GDP-ja për frymë, mbështetje sociale në kohë telashesh, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujaria në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liria për të marrë vendime kyçe të jetës.

Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re, e cila e përmbyll 10-shen e parë.

Kanadaja është renditur e 15-ta, SHBA-ja e 16-ta, ndërkaq Britania e Madhe e 17-ta.

Sondazhet e renditjes së lumturisë së këtij viti ishin kryer shumë përpara pushtimit të Ukrainës.

Ukraina dhe Rusia të dyja bien në gjysmën e fundit të renditjes botërore për lumturinë në raportin e vitit 2022, me Ukrainën në numrin 98 dhe Rusinë në vendin e 80-të.

Në vendin e 146, Afganistani është në fund të renditjes në raportin e vitit 2022.

Sipas raportit, lufta aktuale që po shpërthen në Ukrainë do të thotë se lumturia në pjesë të tjera të botës mund të zbehet gjithashtu.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Lista e 20 vendeve më të lumtura për vitin 2022:

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Islanda

4. Zvicra

5. Holanda

6. Luksemburgu

7. Suedia

8. Norvegjia

9. Izraeli

10. Zelanda e Re

11. Austria

12. Australia

13. Irelanda

14. Gjermania

15. Kanada

16. Shtetet e Bashkuara

17. Britania e Madhe

18. Çekia

19. Belgjika

20. Franca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *