Bota

Finlanda miraton ligjin që do shërbejë në rrethana të jashtëzakonshme

Finlanda do të fortifikojë kufirin e saj me Rusinë, pasi parlamenti i vendit autorizoi ngritjen e barrierave duke lejuar, në rrethana të jashtëzakonshme edhe mbylljen e të gjithë kufirit prej 1300 kilometrash.

Votimi i 7 korrikut nga parlamenti finlandez vjen pasi vendi po lëviz me shpejtësi drejt anëtarësimit në aleancën e NATO-s, duke hequr dorë nga neutraliteti për dekada me radhë, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ligji i ri, i cili u votua masivisht, autorizon qeverinë që të ndërtojë gardhe ose barriera të tjera pranë kufijve finlandezë. Ai gjithashtu kufizon të gjitha kërkesat për azil që më parë shqyrtoheshin në pikat e përcaktuara kufitare, përfshi aeroportet.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Finlanda, së bashku me Suedinë, muajin e kaluar morën miratimin zyrtar për t’u anëtarësuar në NATO. Tani secili nga 30 anëtarët e aleancës duhet të ratifikojë protokollin e pranimit, diçka që tashmë është duke u zhvilluar në disa vende.

Opinioni publik si në Suedi ashtu edhe në Finlandë u zhvendos në mënyrë drastike në favor të anëtarësimit në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Rusia ka dënuar vendimet e Stokholmit dhe Helsinkit dhe ka kërcënuar me kundërpërgjigje të paspecifikuara.

Për këtë arsye, disa anëtarë të aleancës kanë bërë thirrje për pranim të shpejtë të dy vendeve nordike, duke thënë se ato do të jenë në rrezik gjatë periudhës së përkohshme të ratifikimit, duke mos qenë nën mbrojtjen sipas nenit 5 të NATO-s — klauzola që përcakton se një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *