Bota

Finlanda i jep SHBA-së qasje në bazat e saj ushtarake

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në bazat e saj ushtarake, tha të mërkurën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse.

“Mund të konfirmoj vetëm se Rusia nuk do të lërë pa përgjigje ngritjen ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse”, tha zëdhënësi Andrei Nastasin.

Lexo më shumë  Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

“Ne gjithashtu do të ndërmarrim masat e nevojshme, duke përfshirë të natyrës ushtarako-teknike, për t’iu kundërvënë vendimeve agresive të Finlandës, si dhe aleatëve të saj të NATO-s”, shtoi ai.

Parlamenti finlandez miratoi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Shtetet e Bashkuara, e cila u nënshkrua në dhjetor 2023.

Marrëveshja hap 15 objekte ushtarake finlandeze për përdorim të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe, Finlanda u bë anëtare e NATO-s në vitin 2023.

Lexo më shumë  Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Rruga Press

YouTube player