Bota

Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie 10-vjeçare

Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë.

Sipas mediave tipas  mediave të huaja, Presidenti i Finlandës Alexander Stubb ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku ka takuar homologun e tij Volodymyr Zelenskyy.

Marrëveshja mbulon një sërë temash duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, tha zyra e Stubb.

Stubb i tha gjithashtu presidentit ukrainas se Finlanda do të dërgonte një tjetër paketë materialesh mbrojtëse me një vlerë prej rreth 188 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player