Opinion/Aktualitet

Financial Times e quan “diss” ndaj BE-së takimin e Zaevit, Vuçiqit dhe RamësSot në

Sot në Shkup mbahet forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gazeta prestigjioze britaneze e ka trajtuar temën e takimit Zaev, Rama, Vuçiq, duke e quajtur si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perendimor.

Për këtë takim, Financial Times i rikujton deklaratat e Zaev, Ramës dhe Vuçiqit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani perendimor.

Lexo më shumë  A mund të shkelet më rëndë Kushtetuta nga një president se sa përmes një akti që synon përmbysjen e rendit demokratik dhe vullnetit politik të zgjedhjeve të lira për motive dhe interesa egoiste politike

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyrë drejt BE-së është tepër e rëndë” shkruhet në Financial Times.

Përndryshe, ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete.

Lexo më shumë  Sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Shengeni i Vogël”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *