Sport

Finalja e Champions League, Man.City dhe Inter përballen sonte në Stamboll

Sonte Manchester City dhe Interi do të luajnë finalen e Champions League, prej orës 21:00 në stadiumin olimpik “Atatürk”, në Stamboll.

Skuadra italiane, e cila e mbylli në vend të trete kampionatin italian ka tre tituj të Ligës së Kampionëve, ndërkohë skuadra angleze nuk e ka fituar kurrë këtë kompeticion.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të trofeut të tretë, tripletës, pasi kanë fituar Premier League dhe “FA Cup” nga njëra anë dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë nga ana tjetër. Sukseset në të cilat nuk mund të mungonin “marka” e Erling Haaland dhe Lautaro Martinez, autorë të sezoneve respektive të jashtëzakonshme.

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë mundësinë që këtë të shtunë ta prishin “syrin e keq” dhe ta hyjnë në librin e fituesve të këtij kompeticioni elitar europian për klubet, nëse shpallen kampionë ndaj Interit. Pavarësisht se nuk kanë asnjë titull, “qytetarët” kanë arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve, në sezonin 2020-2021, ku u mundën 1-0 nga Chelsea.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *