Lajme

Filmi ‘Zgjoi’ për ‘Oscars’/ Qeveria e Kosovës jep rreth 100 mijë euro për mbështetje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të mbështesë financiarisht filmin “Zgjoi”. Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të reklamave të filmit që është në garë për t’u nominuar në edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

“Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimet e Qeverisë.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Rruga Press

YouTube player