Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit shpërblehet me “Hyjneshën e artë” në Prifest
Filmi i shumëpërfolur dhe i vlerësuar shumë “Zgjoi” i regjisores Blerta Bashollli është shpërblyer me çmimin kryesor “Hyjnesha e artë” në ndarjen e [mimeve të festivalit Prifest.
Festivali që ka nisur me datën 24 gusht dhe mbaron sonte, solli filma të kategorive të ndryshme për pesë ditë me radhë.
Çmimi “Hyjnesha në fron” u dha nga vlerësimi i jurisë së përzgjedhur për Filmat Ballkanik të Metrazhit të gjatë që përbëhet nga Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy), Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival) dhe Chris Belloni, regjisor i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.