Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ pranohet në konkurrencë zyrtare në festivalin e Roterdamit
Filmi i metrazhit të gjatë artistik, ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, do ta ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR) në Hollandë.
Përmes një njoftimi Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi ‘Në kërkim të Venerës’ është filmi i parë kosovar që merr pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë.
Festivali i filmit në Roterdam do të mbahet në shkurt 2021.
“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga ‘Circle Pruduction’ me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela.
Realizimi i këtij filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.