Art & Kulturë

Filmi boshnjak për masakrën e Srebrenicës fiton në Festivalin Evropian të Filmit

Filmi boshnjak i quajtur ‘Quo Vadis, Aida?’ fitoi çmimin kryesor në Festivalin Evropian të Filmit.

Edicioni i 34-t i festivalit më të madh të filmit në Evropë, u zhvillua në Berlin.

Filmi boshnjak i zhanrit dramë përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë konfliktit ballkanik dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë.

asmila Žbanić, e cila bëri skenarin, regjinë dhe produksionin e filmit, mori çmimin për regjisorin më të mirë.

Filmi boshnjak pati një konkurrencë të fortë në kategorinë e filmave më të mirë. Disa nga filmat konkurentë ishin filmi që fitoi Palmën e Artë i Julia Ducournau, ‘Titane’, dhe filmi i Florian Zeller, i vlerësuar nga kritika, ‘The Father’, ku luajti Anthony Hopkins. Hopkins iu dha një çmim Oscar për performancën e tij në film.

Vitin e kaluar, ky festival vjetor u shfaq vetëm online, por këtë herë organizatorët menduan të bënin një festival hibrid, me disa të pranishëm dhe të tjerë që e ndoqën online.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *