BallinaLajme

​Filmat premierë të vitit 2021

Në thuajse 1 vit pandemi, studiot më të mëdha kinematografike nuk e ndalën punën, duke vijuar xhirimet edhe gjatë muajve të karantinës. Pandemia, megjithatë, bllokoi premierat botërore të filmave që pritej të bënin jehonë gjatë vitit 2020, duke shtyrë për vitin 2021 publikimin dhe shfaqjen e tyre në kinematë botërore.

Amazon e Netflix menduan këto muaj për të siguruar argëtim, përmes titujve që shfaqën premierë. Por, mungoi ndjeshëm “magjia e ekranit të madh të kinemasë”. Filmat e rinj, nga ato aksion apo me superheronj, triller e fantazi, filmat e animuar apo komeditë, janë shtyrë për vitin 2021. Me shpresën se një vaksinë do të japë rezultatet e shumëpritura e gjithçka do t’i rikthehet normalitetit gjatë 2021-shit, regjisorët presin me padurim të shohin vendimin e publikut për prodhimet që pritet të shfaqen premierë deri dhjetorin e ardhshëm.

Kalendari i premierave është gati, me filmat e Ues Anderson, Steven Spielberg, Marvel e James Bond, që janë gati për publikun dhe presin prej muajsh në sirtar. Ja çfarë presim të shohim këtë vit:

1.The French Dispatch

Menjëherë, mendojmë për çmimet Oscar dhe një nga pretendentët e tij është “The French Dispatch”, listuar tashmë nga kritikët si një ndër ata që mund të sigurojnë një statujë të artë, edhe pse premiera gati u shty për 2021-shin. Filmi i regjisorit dhe producentit, Ues Anderson, përshkruhet si një letër dashurie për gazetarët e një gazete amerikane në Parisin e shekullit të 20-të dhe në qendër të tij ka 3 histori. Filmi vjen nga një Anderson modern dhe një kast që përfshin aktorë të mëdhenj si Benicio del Toro, Adrien Brody, Tilda Swinton, Léa Seydoux, Frances McDormand, Timothée Chalamet, Lyna Khoudri, Jeffrey Wright, Mathieu Amalric, Steve Park, Bill Murray, Owen Wilson. Ky është filmi i parë që shfaqet premierë nga prodhimet hollivudiane, më 28 janar.

2. Morbius

Sepse “Joker” nuk mjaftonte… Jared Leto i bashkohet University Marvel, gjithashtu. Leto do të luajë rolin e Michael Morbius, një biokimist që bën një gabim të rëndë gjatë një eksperimenti, duke i injektuar gabimisht vetes gjak, e duke i dhënë formën e një vampiri. Premiera është vendosur për më 18 shkurt.

3. No Time To Die

Prit e prit e prit…dhe premiera e James Bond u shty me thuajse 1 vit. Por, tashmë duket se ka një vendim final: Filmi më i fundit me protagonist kryesor James Bond do të shfaqet premierë më 2 prill. Ky do të jetë prodhimi i 25-të ndër vite me personazhin aq të dashur të agjentit 007. Filmi, me aktorë Lashana Lynch si 007, sjell një tjetër aventurë për spiunazhin britanik, që nis me rrëmbimin e një shkencëtari, për të cilin James Bond rikthehet në skenë, i armatosur, sipas teknologjisë më të fundit. Filmi vjen me kolonë zanore të Billie Eilish dhe premton një fund eksploziv të Daniel Craig nën kostumin e personazhit Bond.

4. A Quiet Place Part II

Emily Blunt rimerr rolin e mëparshëm, të gruas që jeton në frikë, me familjen e saj vërtet të qetë, e fshehtë nga krijesat që gjuanin me zë, në pjesën e dytë të filmit që pati sukses në 2018-n. Në prodhimin e dytë shfaqet familja Abbot, që jeton një aventurë të dytë, me zhvendosjen në atë që e konsideroi një “zonë të sigurt”, por që shumë shpejt kuptojnë se ato krijesat, nuk janë i vetmi rrezik për ta. Filmi pritet të shfaqet premierë, më 23 prill.

5. Last Night In Soho

Shkruar dhe nën regjinë e Edgar Wright, filmi horror “Last Night in Soho” sjell si personazh kryesor Anya Taylor-Joy në rolin e një gruaje që përpiqet të kthehet pas në kohë, në vitet ’60. Por, asgjë nuk duket se shkon siç duhet dhe aventura e saj merr një kthesë të frikshme. Në film, luan edhe aktorja e ndarë nga jeta muajt e fundit, Diana Rigg. Premiera do të shfaqet në kinematë botërore, më 23 prill 2021.

6. Black Widow

Pavarësisht faktit që “Avengers” pësuan një humbje tragjike të “Black Widow” në “Avengers:endgame”, ajo rikthehet përsëri, këtë herë vjen pas në kohë, me Natasha Romannoff që luhet nga Scarlett Johansson, që kthehet në shtëpi pas ngjarjeve të Captain America: Civil War, vetëm për t’u përballur me familjen dhe hidhërimin që do lërë pas. Po ashtu, në Marvel Universe do të luajnë Florence Pugh dhe David Harbour. “Black Widow” do të shfaqet premierë më 7 maj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

7. Fast & Furious 9

Edhe pse mendohej se seria e 8 do të ishte e fundit, aksioni dhe intriga rikthehen në ekranin e madh të kinemasë. Garat në rrugë dhe aksioni i superheronjve modern që shpëtojnë botën, vjen me serinë e 9 të Fast & Furious. Këtë herë, armiku vjen nga brenda. Roli kryesor shkon përsëri për Dominic që luhet nga Vin Diesel dhe familjen e tij, që do t’i duhet të përballet me vëllain e Dominici, Jakob, një vrasës vdekjeprurës, që punon për armiqtë e vjetër të Dominic dhe miqve të tij. Filmi aksion dhe aventurë shfaqet premierë, më 28 maj.

8. The Conjuring: The Devil Made Me Do It

Patrick Wilson dhe Vera Farmiga rimarrin rolet e tyre si Ed dhe Lorraine Warren në kapitullin e tretë të “The Conjuring”. Seritë, të frymëzuara nga jeta reale e 2 hetuesve të aktiviteteve paranormale, marrin një kthesë në këtë film të ri, kur një i dyshuar si vrasës pretendon se është posedimi i aftësive djallëzore që i shkakton krimet dhe jo ai vetë. Thrilleri psikologjik shfaqet premierë, më 4 qershor.

9. Top Gun: Maverick

Kanë kaluar 34 vjet që kur Tom Cruise u shfaq për herë të parë në filmin Top Gun, por mos mendoni se këto vite e kanë ngadalësuar aktorin. Maverick rikthehet po aq i fortë dhe me besim si atëherë, duke testuar përsëri limitet e fizikut, por edhe autoritetit të tij. Por, dy zhvillime të rëndësishme do ta shkundin pak: një mision i rrezikshëm i Top Gun dhe mbërritja e djalit të mikut të tij më të ngushtë, të ndarë nga jeta. Pas shumë shtyrjeve, Top Gun: Mavercik vjen premierë, më 2 korrik.

10. Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Do duhej të ishte filmi i 25-të i Marvel Cinematic Universe, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, por ky është i pari film ku shfaqet artisti i famshëm i arteve marciale, superheroi Shang-Chi, i cili është shfaqur për herë të parë në ekran në një film të vitit 1973. Tashmë, thuajse 50 vite pas, Marvel po rrëfen histori, të shkruara më mirë, për superheronjtë e tjerë, jo ata të zakonshmit. Aktori me origjinë kineze e kanadeze, Simu Liu, do të jetë personazh kryesor me kostumin e kuq në këtë film, që vjen premierë më 9 korrik.

11. Space Jam: A New Legacy

Më në fund. Filmi klasik i viteve ’90 vjen në prodhimin e ri, “Space Jam: A New legacy”, 25 vjet pasi filmi origjinal pushtoi kinematë. Në filmin e ri, basketbollisti LeBron James do të luajë veten e tij. Po ashtu, pjesë e filmit, nën petkun e personazheve kryesore do të jenë edhe yje të tjerë të NBA dhe WNBA, si Klay Thompson, Chris Paul, dhe Diana Taurasi. Ryan Coogler dhe vetë James, janë edhe në rolin e producentëve, në historinë e re, ku LeBron është në kërkim të të birit Bronny. Ky i fundit dhe banda e Looney Toons kanë nisur një rrugëtim përgjatë katalogut të Warner Bros. kjo do të jetë një aventurë, që duket se do të lërë pas misterin e Harry Poter. Filmi do të shfaqet premierë në kinematë e mbarë botës më 16 korrik.

12. The Suicide Squad

Epo, le ta provojmë përsëri. Pasi arritën të mbijetojnë pas aksionit të parë, skuadra vetëvrasëse, vjen me të njëjtin emër si në 2016-n, por e pajisur më mirë, me armë të teknologjisë së fundit dhe robotë. Protagonistët kryesorë janë po ata: Viola Davis, Margot Robbie e Idris Elba. Për premierën e “Skuadrës Vetëvrasëse” do të duhet të prisni 6 gushtin.

13. Candyman

Pas suksesit me “Get out” dhe “US”, regjisori dhe skenaristi Jordan Peele vjen me një tjetër film horror. Me regji të Nia DaCosta, ky film është vazhdim i prodhimit të vitit 1992, me ngjarjet që vendosen në po të njëjtën lagje të Çikagos, si në filmin e parë. Artisti vizual Anthony McCoy dhe e dashura e tij, vendosen në këtë lagje të Çikagos. Kur karriera e tij pëson lëkundje, McCoy shqyrton një mundësi të re pune me një mik të vjetër të lagjes dhe ekspozohet kudo si “Candyman”, duke kthyer përsëri në vëmendje njeriun që terrorizoi lagjen vite e vite më parë. “Candyman” ishte vendosur për t’u shfaqur premierë, fillimisht në SHBA gjatë 2020-s, por premiera është vendosur tashmë për më 27 gusht.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

14. Dune

Bazuar në një nga novelat fantastiko-shkencore më të famshme të të gjitha kohërave, “Dune” sjell librin në një dritë te re, shndërruar në një film të adoptuar enkas për ekran, me yjet e kinematografisë Timothée Chalamet, Rebecca Ferguson, Zendaya, Oscar Isaac etj. Novela është shkruar në vitin 1965, por është përshtatur në kohë. Personazh kryesor është Paul Atreides, familja e të cilit komandon Arrakis, një planet që prodhon një substancë të quajtur “nuancë”, që është integrale me eksplorimin e hapësirës dhe udhëtimit. Premiera e “Dune” vjen më 1 tetor.

15. The Eternals

Nuk do t’iu duhet të prisni më gjatë. “The Eternals” bën bashkë një ekip me superheronj, që rikthehen në aksion. Me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm si Angelina Jolie, Kit Harington, Kumail Nanjiani, filmi sjell historinë e një grupi superheronjsh të pavdekshëm, prania e të cilëve i dha formë historisë së tokës. Për premierën e saj do të duhet të prisni 5 nëntorin.

16. Fantastic Beasts 3

“Fantastic Beasts” rikthehet me filmin e tretë. Eddie Redmayne rikthehet me rolin e Newt Scamander, një magjistar që duket se do të mundojë sërish Harry Potter. Pjesë e filmit pritej të ishte edhe Johnny Depp, por pjesët e tij janë prerë. Filmi shfaqet premierë, më 12 nëntor.

17. Mission: Impossible 7

2021-shi do të jetë një vit fantastik për Tom Cruise. Përveç Top Gun, aktori risjell në ekran personazhin e famshëm dhe ikonik të Ethan Hunt, në episodin e 7 të spiunit. Ai sjell përsëri në ekran një aventurë të jashtëzakonshme, me asgjë që shkon keq, ashtu siç vetë Cruise kërkon që filmi të jetë: perfekt.

Agjenti sekret përballet me një rrezik të frikshëm, që vjen në ekran si personazhi i keq, i luajtur nga Hayley Atwell. Por, mos kini merak: “Mission: Impossible 7” nuk do të jetë aventura e fundit e Tom Cruise, i cili ka nisur xhirimet për “Mission: Impossible 8”, që premierë do të shfaqet në nëntor të 2022. Për momentin do të kënaqemi me, më 19 nëntor.

18. West Side Story

Ikonikja, ndoshta muzikali më i famshëm i të gjithë kohërave, “West Side Story” do të shfaqet për herë të parë që prej vitit 1961, në ekranin e kinemasë si një film. Nën regjinë e Steven Spielberg, filmi ngjitet në shesh-xhirim për t’u adaptuar në një film, në një version Romeo and Juliet, të viteve ’50 në Nju-Jork City. Premiera do të shfaqet më 10 dhjetor.

19. Untitled Spider-Man Sequel

Dhjetori i vitit 2021 rikthen në ekranin e kinemasë një tjetër hero, “Njeriun Merimangë” dhe aventurën e tij të tretë, ende pa një titull zyrtar. Duket se Peter Parker do të rikthehet jo për një, por edhe për 2 seri të tjera të “Spiderman”, me datën zyrtare të premierës vendosur për më 17 dhjetor.

20. The Matrix 4

Edhe pse mendohej që për shkak të pandemisë, xhirimet do të shtynin premierën për në vitin 2022, filmi më i fundit i John Wick, “The Matrix 4” do të shfaqet premierë më 22 dhjetor, me protagonist kryesor sërish Keanu Reeves. Skenari i filmit ka mbetur sekret deri më tani, por historia e aksionit dhe aventurës së radhës do të jetë interesante, me rikthimin në ekran pas thuajse 20 vitesh.

Rruga Press

YouTube player