Art & Kulturë

Filmat më të mirë rreth inteligjencës artificiale dhe robotëve

“Moda e vjetër” nuk është një term që në përgjithësi do dëshironit ta dëgjonit të aplikuar në fantashkencë, një zhanër nga i cili priret të presësh zonat futuriste dhe të panjohura. Por e modës së vjetër ndihet shumë tek filmi më i fundit Finch dhe jo vetëm për shkak të prezencës bindëse të shtetarit-plak që është Tom Hanks dhe luan në rolin kryesor: një dramë post-apokaliptike e ndërtuar nga mbeturinat e një mijë të tjerëve para saj, është po kaq nostalgjike e përkëdhelëse sa ç’mund të jetë vizioni i një të ardhmeje shterpë dhe të shkretë. Me sa duket Hanks është njeriu i fundit i mbijetuar në planet; një shpikës, ai mbledh një robot të AI (me narracion nga Caleb Landry Jones) për të kujtuar qenin e tij të adhurueshëm kur ai të largohet.

Nëse më herët perspektiva narrative e filmit ishte një sipërmarrje më e dobët, më vonë u ndryshua për të qenë më optimiste kur trokiti pandemia globale. Ndoshta krijimi i Finch-it, një rikthim mbrapa i estetikës së rrënuar të robotëve të Short Circuit një nga filmat e  preferuar për fëmijëve të viteve ’80, synohej gjithmonë të ishte një kujdestar i teknologjisë së lartë: sido që të jetë, në historinë e gjatë të magjepsjes së kinemasë me inteligjencën artificiale (AI), teknologjia rrallë është përdorur për qëllime të tilla të dobishme.

2001: A Space Odyssey

Pavarësisht kufinjve teknologjikë që mund të thyhen, koncepti i inteligjencës artificiale mbetet po aq intrigues dhe çorientues sa ç’ishte spektakli ekspresionist dhe verbues i Fritz Lang Metropolis i prodhuar gati një shekull më parë, ku në të cilin një robote femër e krijuar fillimisht si një përfaqësuese romantike në fund bëhet një sundimtare distopike.

Në ekranin e madh, ideja në mënyrë konsistente është përshtatur me frikën e epokës. Në vitet ’60, sistemet kompjuterike filluan të ndikonin ndjeshëm në mendjet e kineastëve: në noir-in e shkëlqyer fantastiko-shkencor Alphaville me regji të francezit Jean-Luc Godard-it, kompjuteri Alpha 60 dikton sjelljen njerëzore sipas stilit oruellian; në filmin 2001: A Space Odyssey, preja vrasëse e HAL 9000 duket klinikisht më pak e drejtuar nga pushteti dhe më shumë psikotike mbi vartësit e saj njerëzorë.

 Në kohën kur një kompjuter keqdashës mbars personazhin Julie Christie-n, në mëyrë të detyruar në filmin Demon Seed prodhuar në vitin 1977, ajo valë e teknofobisë së keqe arrin kulmin e filmit.

Në periudhën e Reganit, ideja e robotëve humanë që kontrollonin paqen ishte disi më e këndshme, anipse filmat si RoboCop (personazh gati qesharak) i Paul Verhoeven dhe The Terminator i James Cameron arritën të mbanin e të ruanin një brez dinak dhe anti-autoritar.

Daryl Hannah as replicant Pris in Blade Runner (1982).
Daryl Hannah në rolin e Pris në filmin Blade Runner (1982

Pamja më e keqe solemne dhe mëkatuese e replikantit njerëzor në filmin Blade Runner ishte më pak e popullarizuar. Ndërkohë, në fund të mijëvjeçarit, Inteligjenca Artificiale fitoi një shkëlqim më të ëmbël: siç ishte filmi vizatimor i mrekullueshëm nga Brad Bird, The Iron Giant, ku shfaqet një një robot i cili është miku më i mirë i një djali, dhe filmi magjepsës  A.I (Inteligjenca Artificiale) me regji nga Steven Spielberg. Inteligjenca Artificiale, i cili paraqiti si android figurën e dëshiruar të Pinokut, i cili në bëri një pastrim imazhi të kësaj ideje.

Së fundmi, zhanri fantastiko-shkencore ka bërë ç’është e mundur për të normalizuar marrëdhëniet njeri-robot. E thënë në nënyrë platonike, në rastin e grabitjes së çuditshme tek filmi Robot & Frank edhe pse romanca me inteligjencën artificiale është kthyer në një nën-zhanër – siç është dhe marrëdhënia e frikshme midis vetmitarit Joaquin Phoenix dhe Scarlet Johansson-in e patrupëzuar dhe në versionin e stilit Siri tek filmi Her ose së fundmi në komedinë romantike gjermane I’m Your Man ku varka android e personalizuar me ëndrra nuk është aq e mire sa për të qenë e vërtetë, por thjesht shumë e përsosur për të qenë praktike.

Edhe pse filmi i tërthortë dhe i shkëlqyer Ex Machina me regji nga Alex Garlan, i ndërtuar rreth robo-gruas që luhet nga Alicia Vikander e që në dukje është e pambrojtur, godet me një shënim të paralajmëruar duke i bërë jehonë meditimeve e kujtimeve të rreme të shëmbëlltyrës së diskutueshme austro-gjermane The Trouble With Being Born dhe dokumentari mahnitës norvegjez, i zgjeruar edhe tejet shqetësues iHuman. E ardhmja shpresojmë që është ende larg.

Alicia Vikander në filmin Ex Machina (2015).

burimi/guardian/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *