Bota

Fillojnë kërcënimet?/ Rusia i ndërpret furnizimin me energji elektrike Finlandës

Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë, tha një furnizues të premten derisa tensionet rriten rreth paralajmërimit së Helsinkit për aplikim për anëtarësim në NATO pas luftës në Ukrainë.

“Ne jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji,” tha në një deklaratë RAO Nordic, një degë e kompanisë energjetike shtetërore ruse Inter RAO, duke shtuar se nuk kishte marrë pagesë për shitjet në maj.

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

“Kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ndodhi për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare,” tha RAO Nordic, duke shpresuar se situata do të përmirësohej “së shpejti” dhe tregtia mund të rifillonte.

Të enjten, udhëheqësit e Finlandës deklaruan se shteti i i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë” – një ndryshim në politikë që kur Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Kremlini ka paralajmëruar se Rusia “definitivisht” do ta shihte anëtarësimin finlandez si një kërcënim, ndërsa ministria e jashtme ruse tha se Moska “do të detyrohej të ndërmarrë hapa reciprokë, ushtarako-teknikë dhe të tjerë, për të adresuar kërcënimet që rezultojnë”./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *