Bota

Fillojnë bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

Skynews raporton se sipas një deklaratë të këshilltarit presidencial të Ukrainës, kanë filluar bisedimet online midis Ukrainës dhe Rusisë.

Bisedimet midis dy vendeve kanë filluar disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për bisedimet e para ballë për ballë. Në bisedimet e paqes gjatë kësaj jave u duk sikur kishte një përparim, pasi Rusia tha se do të zvogëlonte “operacionin e saj ushtarak” rreth Kievit dhe Chernihivit.

Lexo më shumë  Goditet avioni italian gjatë sulmeve në bazën ajrore të Arabisë Saudite

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se për momentin deklaratat e Rusisë ishin vetëm fjalë dhe asgjë konkrete.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *